Të gjitha universitetet do të shpallin të dielën listat përfundimtare të maturantëve fitues në raundin e parë. Pasi kanë shqyrtuar ankimimet, procesi do të vijojë me rregjistrimin. Maturantët fitues në disa degë studimi do të kenë 7 ditë kohë për të vendosur cilin drejtim do të marrin në jetë.

Në përfundim të regjistrimeve, të gjitha universitetet do të raportojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, vendet vakante, që do të publikohen më 23 Shtator. Maturantët do të aplikojnë sërish duke plotësuar formularin me 10 preferenca duke i hapur udhë raundit të dytë.

Listat paraprake të fituesve të fazës së dytë do të shpallen më 6 Tetor. Thuajse një javë kohë do të lihet për ankimimet dhe më 12 Tetor do të shpallen listat e fituesve. Regjistrimet e fituesve do të bëhen nga 13 – 16 Tetor. Pas kësaj date, vendet e mbetura vakante do të plotësohen nga vetë universitetet, duke ulur vijën e kuqe.

Tv Klan