Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në kabinetin e tij Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në prag të kongresit të UEFA-s në Budapest, ku do të vendoset nëse Kosova do të pranohet apo jo në Federatën Europiane të Futbollit.

Në takimin e përbashkët, Thaçi vlerësoi punën që ka bërë FFK-ja që nga pavarësia dhe si rezultat i përkushtimit të federatës pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA .

Thaçi premtoi se shteti i Kosovës  do ta ndihmojë futbollin në aspektin infrastrukturor .

Ndërkaq, Kreu i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, tha se Kosova i ka votat e nevojshme për anëtarësim dhe nuk ka se kush ta pengojë anëtarësim e vendit tonë në shtëpinë më të madhe të futbollit europian, raporton Klan Kosova.

Vendimi për pranim ose jo të Kosovës në UEFA, do të merret në Kongresin që do të mbahet më 3 maj në Budapest të Hungarisë./tvklan.al