Sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës ”Kopernik” të BE-së, një sistem i vazhdueshëm i presionit të ulët mbi Europë i ka dhënë kontinentit Pranverën më të ftohtë që nga viti 2013.

Temperatura mesatare nga muaji Marsi deri në Maj ishte 0,45 gradë Celsius nën mesataren e vitit 1991 deri në vitin 2020” bëri me dije agjencia ”Reading”, me qendër në Angli, ku në pjesën më të madhe të Europës, u matën temperatura nën mesataren afatgjatë.

Në Maj 2021, pjesa më e madhe e Europës përjetoi temperatura nën mesatare me qendrën e anomalisë së temperaturës të vendosur mbi Gjermaninë. Muaji u karakterizua nga kushtet e motit ciklonik jashtë sezonit që rezultuan në Majin më të ftohtë që nga viti 2010 në Gjermani, por edhe temperaturat ndër më të ulëta të regjistruar në Britaninë e Madhe. Në nivel global studiuesit regjistruan temperatura më të larta në Maj sesa mesatarja afatgjatë. Maji ishte 0,26 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja për 20 vitet e fundit.

Klan News