Vaksinimi ka nisur edhe në qytetin e Beratit. Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që kanë parë nga afër procesin e vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se  shumë shpejt do të ketë lajme të mira për marrje dozash vaksinash që do të mundësojë që procesi të ecë me ritme të shpejta. Rama p oashtu tha se do të angazhohet dhe ushtria në procesin e vaksinimit.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditë e javë të tëra, që të kemi lajme të mira për shtirjen e vaksinimit. Duhet të kemi një rrjet kapilar, jo vetëm me qendrat shëndetësorë, por të përfshijmë jo vetëm mjekët, por dhe ushtrinë, studentët e infermierisë.. Gjithë kjo periudha e Pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart nga eficenca e bërjes së vaksinës”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu tha se  do të ketë 500 infermierë e studentë të infermierisë dhe infermierë të ushtrisë që do të trajnohen që të jenë gati që të përfshihen në procesin e vaksinimit.

“Do të ketë dhe 500 infermierë e studentë infermieri që do të trajnohen në “Air Albania” që të jenë gati”, tha Manastirliu./tvklan.al