Pranvera vjen në Përmet me Klan High Definition



Pranvera vjen në Përmet me Klan High Definition

16:12 01/03/2021

Nis transmetimin platforma më e madhe digjitale private në vend

Prej kësaj të hëne, platforma digjitale tokësore e TV KLAN ka nisur transmetimin edhe në rrethin e Përmetit.

Kjo platformë do të bëjë të mundur mbulimin me sinjal televiziv tokësor të Përmetit dhe Këlcyrës, si dhe të fshatrave të këtyre bashkive që kanë pamje direkt nga stacioni i transmetimit mbi Malin e Bardhë.

Edhe për këtë zonë, platforma digjitale e Tv Klan, bëhet e para nga televizionet private në Shqipëri që nis transmetimet.

Ajo transmeton 11 kanale televizive të Tv Klan HD, Klan Plus HD, Abc News HD, Tv Scan HD, Klan News HD, Euronews HD, Syri HD, IN TV HD, MCN TV HD, Klan Macedonia HD dhe Klan Music HD.

Për secilin nga këto kanale, platforma digjitale e Tv Klan ofron teknologjinë më të lartë të zërit dhe figurës në High Definition.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së Tv Klan, mjafton një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim dhe ta drejtoni antenën e thjeshtë drejt stacionit të transmetimit në Malin e Bardhë.

Ky investim me sinjalin në Përmet e Këlcyrë, do të pasohet me dy stacionet e tjera brenda muajit Mars, për të mbuluar me sinjal Tepelenën dhe Memaliajn, duke e bërë platformën e Tv Klan të parën dhe të vetmen platformë private me një shtrirje kaq të gjerë në Shqipëri.

Tv Klan







Të ngjashme