Surprizë prania e modeles Claudia Schiffer

Sharmi ishte kryefjalë e pasarelës së Versaçe në Javën e Modës në Milano.

Ajo që suprizoi të gjithë ishte prania e modeles ikonë Claudia Schiffer, e cila mahniti të pranishmit me format e saj elegante duke konfirmuar se mosha për të është thjesht numër.

Xhaketa pa jakë dhe fustane të shkurtra në ngjyrat pastel, si dhe xhaketa sateni të kombinuara me pantallona të shkurtra me ngjyra ishin ato që dominuan në koleksionin “Pranverë/ Verë 2024”.

Nuk munguan as veshjet xhins, funde në nuanca të zeza si dhe fustane mbrëmjesh me shkëlqim. Aksesorët përbëheshin nga këpucë balerine të sheshta dhe çanta të vogla.

Modele të tjera që morën pjesë ishin Kendall Xhener dhe Xhixhi Hadid.

Tv Klan