SADI VORPSIKanabis sativa, nuk kultivohet vetëm në Lazarat,  por atë mund ta gjesh fare lehtë  të mbjelle edhe në vazot e shtëpive në komunat, Zallbastar dhe Shëngjergj.  Më pas ajo tregtohet nga shitës ambulante në shkollat dhe gjimnazet e Tiranës.  Kjo është ajo çfarë deklarojnë Prefekti dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, në nje takim të organizuar mbi parandalimin e kultivimit të drogës. Prefekti i Tiranës pati kritika edhe për punen e policisë bashkiake në luftën për parandalimin e përdorimit të drogës në shkolla.

Sadi Vorpsi: Ndërkohë që në zonat urbane, por edhe në ato rurale të Qarkut të Tiranës vihet re problematika e përdorimit të lëndëve narkotike kryesisht në shkolla. Shpesh këtë problem e krijojnë edhe shitësit ambulantë që tregtojnë rreth oborreve të këtyre institucioneve, që edhe pse pas kërkesave e ankesave të vazhdueshme të drejtorive të shkollave përkatëse pranë policisë Bashkiake të Tiranës, kjo e fundit duket se nuk është përgjigjur në mënyrë efiçente dhe koherente për këtë problem.

I menjëhershem ka qënë dhe reagimi i bashkisë. Në një njoftim te saj thuhet se injoranca e prefektit nuk njeh kufi, pasi Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës. Bashkia, thuhet në reagim, ka vendosur kamera për monitorimin 24 orë të ambienteve të shkollave dhe nxënësit e qytetarët presin nga prefekti zhbllokimin e buxhetit për përmiresimin e kushteve në shkolla, kopështe e çerdhe. Sipas Bashkisë,  Prefekti që flet sot për bashkëpunim është një vegël e Kryeministrit Rama në bllokimin e buxhetit.

Tv Klan