Sindikalistët përkrahës së Musakut kanë akuzuar Prefekten e Tiranës Makbule Çeçon për përfshirjen në konfliktin mes sindikatave që çoi në vrasjen e Astrit Ballukut, ndërkohë Makbule Çeço përgënjeshtron gjithçka.

” Musaku erdhi dhe kërkoi takim këtu ku i sqarova pozicionin e prefekturës si dhe pozicionin e policisë dhe i thashë që jemi për ruajtjen e rendit dhe jo të futemi palë në konflikt dhe policinë nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë që të shkelë ligjshmërinë por duhet të veprojë gjithmonë në baza ligjore dhe Musaku nuk u bind. Ai e kërkoi zyrtarisht këtë,  ia dhashë përgjigjën zyrtare ku dhe i thashë që me prefekturën nuk ke probleme , por duhet të drejtohesh në organet e drejtësisë, konkretisht zyrës së përmbarimit për të zbatuar vendimin e gjykatës. “

Përsa i përket akuzave të bashkëpunimit të saj me Lubanin ajo përsëri shprehet:

“Nuk kam asnjë marrëdhënie me ta dhe nuk e njoh fare se çfarë përfaqëson ky Lubani. Di që janë në zyrat e sindikatave dhe bashkëpunon me Musakun i cili më akuzon dhe ka vepruar në mënyrë aspak qytetare sepse do të zgjidhë problemet me vetëgjyqësi kur i kishte rrugët ligjore për ti zbatuar.”

Pamje sindikalistët konferencë shtypi, Prefektja e Tiranës Makbule Çeço intervistë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili