Tashmë ka nisur në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, “Daily Love Story”, një program ku publiku do të njihet me prapaskenat e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka thumbuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.

Silvana, e cila ka ardhur në Love Story bashkë me motrën e saj binjake Albanën, shprehet se me motrën nuk ndjen konkurrencë por vetëm mbështetje.

“Me motrën nuk kam konkurrencë por gjithmonë mbështetje. Saimiri do na mbajë të dyja se nuk shkon”, tha bukuroshja që jeton prej vitesh në Itali.

E pyetur për raportin me vajzat e tjera të kastit, Silvana është shprehur se preferon të mbajë distancë me to pasi ende nuk i njeh mjaftueshëm.

 “Ka vajza të bukura, por përsa i përket karakterit nuk i njoh akoma, nuk kemi krijuar shumë konfidenca. Preferoj të mbaj distancë. Nuk e di nëse ka vajza inteligjente dhe me karakter të fortë, ktë nuk e shoh akoma. Jam njeri selektiv dhe i seleksionoj njerëzit”, ka theksuar Silvana.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al