Gjatë javës së fundit janë regjistruar 8,172 raste të reja pozitive

Muaji Korrik është mbyllur me një bilanc tejet negativ sa i përket personave që e kanë humbur betejën me koronavirusin sipas shifrave zyrtare ditore. Bazuar në buletinet e Ministrisë së Shëndetësisë javën e fundit të Korrikut janë regjistruar 20 humbje jete, prej të cilave 2 vetëm në 24 orët e fundit.

Krahasuar me Qershorin, gjatë Korrikut ka pasur mesatarisht 1 apo 2 humbje jete çdo 24 orë nga virusi vdekjeprurës. Trend gjithnjë e në rritje gjatë muajit Korrik kanë pësuar edhe rastet e reja pozitive sipas të dhënave zyrtare, ku prej 24 Korrikut janë evidentuar 8,172 raste të infektuarish me covid-19 në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 ka qenë i lartë pasi në javën e fundit të Korrikut janë shëruar 9,603 qytetarë.

Sa i përket shtrimeve në Spitalin Covid 3, shifrat kanë qenë stabël dhe duke iu referuar buletinit të 24 orëve të fundit po marrin trajtim të specializuar nga bluzat e bardha 32 pacientë.

Klan News