Irindi Çitaku është një i ri nga Tirana i cili është larguar 5 vite më parë drejt Meksikës. Pas përfundimeve të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në UBT, gjatë një konference në Paris për kafshët ekzotike dhe të egra, drejtori i një spitali i ofroi një vend pune në Mexico City.

Pasi kreu të gjitha procedurat e nevojshme, Irindi u vendos në Meksikë. Ai rrëfen në “Opinion” në Tv Klan shijen më të parë që i la Meksika.

Irindi Çitaku: Interesante. Njerëzit e bëjnë çdo gjë më të lehtë, njerëzit janë shumë të dashur, shumë miqësorë, shumë mikpritës gjithashtu. Ka qenë e lehtë, ka qenë e thjeshtë. Pikë së pari vetëm gjuha ka qenë vështirësi në fillimet e veta, por çdo gjë ka kaluar shumë mirë.

Blendi Fevziu: Po jeta e përditshme në Mexico City si është? Ëshhtë një qytet i madh, shumë i bukru, shumë i gjallë, por edhe i rrezikshëm.

Irindi Çitaku: I rrezikshëm është një fjalë që nuk duhet të përdoret aq shumë sepse gjithë qytetet e mëdha që kalojnë 15-20 milionë është e njëjta gjë. Në Mexico City jeta ka zhurmën e vet, jetesa është shumë e shpejtë, çdo gjë kalon shumë shpejt, njerëzit janë të fokusuar me punën, por ka edhe zona speciale, nuk duhet të kalosh në ato zona, nuk ke nevojë. Jeta është normale edhe këtu.

Irindi shton se në Mexico City nuk di të ketë ndonjë komunitet të madh shqiptarësh. Ai thotë se i mungon Shqipëria dhe kthehet çdo vit, por nuk mendon që të zhvendoset sërish në atdhe.

Blendi Fevziu: Do ktehehesh në Shqipëri, e mendon  apo mendon një destinacion tjetër pas Meksikës?

Irindi Çitaku: Jo, e kam vendosur do qëndroj në Meksikë.

Blendi Fevziu: E ke vendosur, do qëndrosh në Meksikë.

Irindi Çitaku: Po, po.

Blendi Fevziu: Ke familje apo nuk je i martuar?

Irindi Çitaku: Jo, nuk jam i martuar.

Blendi Fevziu: Epo do marrësh meksikane pastaj kështu që s’do lëvizësh fare. Kaq shumë të pëlqeu Meksika sa e ke ndarë mendjen që s’do lëvizësh?

Irindi Çitaku: Ushqimi, klima, njerëzit, e bëjnë çdo gjë që të jetë më e lehtë në përgjithësi./tvklan.al