Maya Lu është vetëm nëntë vjeçe, por ajo tashmë ka shtatë vjet përvojë në realizmin e tatuazheve.

Vajza nga Tengen, Gjermania e Jugut filloi të mësojë si të pikturojë, kur ishte vetëm dy vjeç dhe tani ajo e ka vendin e saj në studion e tatuazheve.

Maya u rrit me prindër që kanë bërë shumë tatuazhe në trupin e tyre dhe është njëkohësisht dhe vajza e një artisti shumë të njohur të tatuazheve.

Prindërit ishin klientët e saj të parë dhe ata e kanë ndihmuar vogëlushen përgjatë viteve të zhvillojë aftësitë e saj.

Sot 9-vjeçarja mund të bëjë tatuazh pa ndihmën e prindërve të saj. Mami i Maya shprehet se është e mahnitshme të shohësh se si ajo realizon tatuazhet.

Unë dhe disa shoqe i kemi treguar gjithmonë asaj disa truke të vogla dhe është e mahnitshme të shohësh përparimin e saj. Më vonë, ajo filloi të mësojë teknika të ndryshme dhe të përdorë gjilpëra më të mëdha. Ajo kishte nevojë për ndihmë në vitet e para, por tani në moshën nëntë vjeç, ajo bën tatuazhe krejtësisht vetë. Tatuazhet ishin gjithnjë përreth saj dhe ajo kalon mjaft kohë në studion e tatuazheve”./tvklan.al