Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të martë. Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni.

Sipas mediave vendase, mësohet se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte vdekur në kabinën e një kamioni të parkuar.

Kamioni ku u gjet shqiptari

Mëngjesin e kësaj të marte zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana në Monselice ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.

Trupi i shqiptarit u gjet në kabinën prapa ulëses së shoferit dhe sipas autoriteteve ai ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje./tvklan.al