Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat

Nik Prendi, banor në zonën e Kombinatit në kryeqytet është një ndër rastet e denoncuara nga Partia Demokratike, se nuk ka përfituar ende as bonusin e qerasë, ndonëse thotë se shtëpia e tij u prish që nga tërmeti i parë, ai i 21 shtatorit.

Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.

Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?

Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.

Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?

Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.

Edhe pse nga autoritet lokale ka marrë disa herë premtimin se do t’i ndërtohet shtëpia, Nikë Prendi shprehet se prej një viti jeton në këtë barakë me dërrasa të ndërtuar nga vetë ai me ato pak të ardhura që ka.

Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?

Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

Sipas Partisë Demokratike në zonën e Kombinatit, një ndër më të prekurat nga dy tërmetet, ai 21 shtatorit dhe 26 nëntorit ka me dhjetra raste të cilët ende nuk kanë marrë zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

Tv Klan