Njihuni me fëmijën që duket si një njeri-ujk për shkak të qimeve që i kanë mbuluar fytyrën dhe trupin  si pasojë e një anomalie që ndodh 1 në 1 miliard raste.

Jaren Gamongan nga Apayo, Filipine lindi me kokën plot flokë, pjesë anësore tërësisht të zezë dhe shtëllunga qimesh që i mbulojnë fytyrën, qafën, shpinën dhe krahët.

Nëna e tij supersticioze, Alma, beson se pamja e tij është rezultat i një mallkimi që ajo mori pasi hëngri një mace të egër kur ishte shtatzënë. Sipas saj, gjatë shtatzënisë kishte një neps të pakontrollueshëm për mace të egra, një pjatë ekzotike që gjendet në rajonin malor ku ajo jeton.

Ajo kërkoi për një mace të zezë dhe e fërgoi me erëza, një episod për të cilin u pendua kur lindi Jaren. Fqinjët i thoshin se ishte mallkim, por pasi fëmija u vizitua nga mjekët rezultoi se ka një problem mjekësor që quhet hypertrichosis.

Sindroma e rrallë prek 1 në 1 miliard njerëz dhe ka vetëm 50-100 raste të raportuara në të gjithë botën që nga mesjeta.

Në video, Jaren luan rreth shtëpisë por Alma trembet se pamja e tij mund të jetë problem në shkollë.  Nga tre fëmijët e saj, vetëm Jaren i cili është i mesmi, ka këtë pamje. Ajo është e lumtur që i biri është një fëmijë lozonjar dhe i gëzuar, por ankohet nga kruarjet kur ngrihen temperaturat.

“I bëj banjë kur është nxehtë. Provuam t’ia prisnim qimet, por dalin më të trasha dhe të gjata kështu që s’e bëmë më”.

Mjekja që e vizitoi të voglin, Ravelina Soriano tha se hypertrichosis nuk është e kurueshme, por trajtimi me lazer ndoshta mund ta lehtësojë gjendjen. Ajo tha se do të bëjnë 10 seanca brenda 4-6 javëve dhe do të monitorojnë gjendjen e Jaren./tvklan.al