Një 68-vjeçar u infektua nga macja e tij, saqë iu rrezikua seriozisht jeta. Burri, nga Misuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte dhimbje në anën e djathtë të qafës për dy muaj me radhë.

Pasi bëri analizat, u zbulua se ai vuante nga sëmundja e rrallë e quajtur tularemia, e cila shkakton pneumoni vdekjeprurëse në 60% të rasteve. Mjekët thanë se burri mund të ishte infektuar nga macja e tij, e cila ngordhi dy ditë para se 68-vjeçari të ndihej keq.

Tularemia mund të prekë si njerëzit, ashtu edhe kafshët, nëse hanë mish të pagatuar mirë nga një kafshë e infektuar, zakonisht mish lepuri. Infeksioni përhahet nga kontakti i lëkurës me lëkurën. Burri u trajtua me antibiotikë për 1 muaj rresht dhe më pas u shërua plotësisht. Para se të bëhej mirë, ai kishte dhimbje të mëdha dhe infeksioni u përhap gradualisht përgjatë dy muajve. Për një javë, 68-vjeçari kishte vetëm ethe.

Sëmundja e tij u zbulua pasi u tha mjekëve se macja kishte ngordhur për shkak të prekjes nga “leuçemia e maces”. Testet e gjakut zbuluan se ai ishte infektuar me bakteret “francisella tularensis”.

/tvklan.al