Firmino shënoi në 90’ ndaj Tottenham

Liverpool tregoi se është skuadra kampione në Angli. Të kuqtë fituan 2-1 në shtëpi ndaj Tottenham dhe marrin pikërisht kreun pasi ishin me pikë të barabarta me këtë skuadër. Një sukses me vuajtje, por shumë i rëndësishëm për të besuarit e Jurgen Klopp.

Mohamed Salah dhe fati kaluan në avantazh Liverpool në minutën e 26-të. Skuadra e Jose Mourinhos u ndëshkua nga një trajektore perfekte. Një goditje e egjiptianit, në fakt, u devijua nga mbrojtja mike dhe topi përfundoi aty ku Lloris nuk mund ta arrinte.

Zgjati fare pak festa e Liverpool. Spurs u kundërpërgjigjën shtatë minuta më pas. Ishte Son që shënoi. Një gol për të cilin u përdor edhe VAR, që konfirmoi se pozicioni i yllit të Tottenham ishte i rregullt.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim 1-1, ishte Firmino ai që shënoi në 90’ dhe i dha golin e fitores skuadrës kampione. Të kuqtë marrin kreun me këtë sukses.

Tv Klan