Liverpool triumfoi me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Southampton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pas golit të Smallbone. Megjithatë në të dytën, të kuqtë e Arne Slot përmbysën gjithçka, me dopietën e Salah nga penalltia dhe golin e Darëin Nunez.
Me këtë sukses, Liverpool vazhdon i qetë drejt titullit kampion, pasi mban vendin e parë me 70 pikë, 16 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Brighton triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Fulham, për të marrë fitoren e katërt radhazi dhe për të vazhduar luftën për një vend në Champions.
Në takimin tjetër, Crystal Palace fitoi minimalisht ndaj Ipswich. /tvklan.al