Klubet e Premier League angleze ishin ato që shpenzuan më shumë në merkaton e kësaj Vere. Sipas firmës së shërbimeve financiare, Deloitte, skuadrat elitare në gadishull shpenzuan plot 1.1 miliard paund për transferimet gjatë këtij afati kalimtar.

Klubet e Premier League nënshkruan me 148 lojtarë në total, krahasuar me 132 në Verën e vitit 2020 dhe 128 të dy viteve më parë. 22% e transferimeve i përkasin futbollistëve me parametra zero.

Një shifër më e lartë në krahasim me një vit më parë, teksa vetëm 4 skuadra nuk preferuan të marrin lojtarë pa kosto. Padiskutim, blerja më e kushtueshme ishte ajo e Jack Grealish nga Manchester City.

 Kampionët e Anglisë paguan plot 117.5 milionë euro në arkat e Aston Vilës. Merkato e kësaj vVre do të mbahet mend gjatë edhe për transferimet që nuk ndodhen kurrë, ku vlen të përmendet ajo e Harry Kane. City u interesua për shërbimet e sulmuesit anglez, që gjithsesi bindi Tottenham për të refuzuar të gjithë ofertat në drejtim të tij.

Klan News