Premier League angleze është kampionati i përfaqësuar më shumë në Europianin e këtij viti. Elita e futbollit britanik ka plot 119 lojtarë pjesë e raundeve finale të turneut të kësaj vere, që po na mahnit prej ditësh me spektakël dhe gola.

Shumë prej këtyre futbollistëve janë pjesë e kombëtares angleze. Bundesliga gjermane ndjek me 89 futbollistë që aktivizohen në 24 kombëtaret pjesëmarrëse të Euro 2020.

Pas tyre renditetet, Seria A italiane, me 71 lojtarë, pasuar nga La Liga spanjolle me 39 futbollistë, e elita e dytë e futbollit anglez me 32 lojtarë. Vetëm vendi i 7-të për Ligue 1 franceze, me 28 sportistë që aktivizohen në Euro 2020.

Pjesë e kësaj klasifikimi interesant janë edhe kampionati ukrainas i futbollit, me 19 futbollistë, ai turk me 18, hungarezi dhe holandezi me 17, ai çek me 15 së bashku me atë skocez, ndërsa liga e parë kroate përfaqësohet me 13 futbollistë e ai belg me 10.

Klan News