Në Francë mendojnë të anulojnë sezonin

Federata angleze e futbollit po analizon mundësinë e rinisjes së kampionatit të Premier League. Sipas kushteve shëndetësore mund të zbritet në fushë më 8 Qershor për t’i luajtur të gjitha ndeshjet e mbetura deri më 27 Korrik.

Po diskutohet njëkohësisht edhe me qeverinë vendase në mënyrë që të merret pëlqimi i autoriteteve shtetërore. Në Angli, futbolli u ndërpre më 13 Mars me Liverpool që gjendet 25 pikë distancë nga vendi i dytë Manchester City. Nëse ekipet rikthehen të luajnë në stadiume atëherë do të duhet që në një impiant të mos jenë me shumë se 400 persona.

Ndryshe ndodh në Francë. Pas shtrimit në spital të një futbollisti i cili po asistohet nga pajisjet mjekësore në frymëmarrje është vënë në dyshim rikthimi në fushë.

Debati është hapur pas vendimit të Holandës për të anuluar sezonin. Komuniteti i futbollit në Francë nuk ka besim tek saktësia e tamponit të Covid-19 edhe pse më herët është njoftuar se mund të nisin stërvitjet me 11 Maj.

France Football ka hapur madje një sondazh dhe votuesit janë në favor në anulimit të këtij sezoni për të mos rrezikuar shëndetin e askujt.

Tv Klan