Është dhënë sot premiera e filmit “Dasma e Sakos” e cila zgjati rreth një orë e gjysëm. Në film luanin një kast tepër i përzgjedhur aktorësh si Ndriçim Xhepa,Agim Qirjaqi, Xhevdet Feri, Elvira Diamanti e shumë të tjerë kanë që sjellë historinë e martesës së Sakos së varfër në sarajet e Beut të Myzeqesë. Premiera e sotme ka startuar shfaqjen maratonë të këtij filmi për 10 ditë me rradhë në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës.

Pamje nga filmi “Dasma e Sakos”./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame