Aktori Michael B. Jordan thotë se nuk kishte nevojë për bindje për dy nga rolet kryesore në filmin thriller aksion “Sinners”, i cili e ribashkon atë me regjisorin e “Creed”, “Black Panther” dhe “Fruitvale Station”, Ryan Coogler.

I vendosur në Mississippi në vitin 1932, “Sinners” tregon binjakët identikë Smoke dhe Stack i luajtur nga Jordan , të cilët kthehen në qytetin e tyre të lindjes pas një periudhe 7-vjeçare në Chicago. Dyshja sipërmarrëse hapin një biznes me juke-jockey duke punësuar me dhjetëra persona.

Kushëriri i tyre i talentuar Sammie, i luajtur nga Miles Caton, ka për detyrë të performojë për klientët. Por kur vizitorë të papritur shfaqen në dyert e klubit, festa e hapjes kthehet në një gjakderdhje.

“Nuk ishte vërtet bindëse. Coogler regjizori donte që unë të dilja jashtë zonës sime të rehatisë dhe më sfidoi pak dhe kur më tha rolet dhe skenarin, ishte një ‘po’ e lehtë për mua, edhe pse nuk shikoj vërtet tmerre të tilla. Por ishte kënaqësi për mua ta bëja”, tha aktori Michael B. Jordan.

Regjisori i nominuar për Oscar, Coogler, i cili shkroi, drejtoi filmin, u frymëzua nga një seri filmash si dhe romanin e Stephen King “Salem’s Lot”. “Sinners” shfaqet në të gjitha kinematë globale.

Klan News