Sot në mbrëmje Teatri i Operas dhe Baletit jep premierën “Norma”. Një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës dhe Drejtorisë se Teatrit të Operas dhe Baletit bëri të mundur që artistët e Teatrit të Operas të luajnë një kryevepër të tillë. Pra ajo që deri dje ishte një endërr, për këta artistë sot u bë realitet. Pas një pune të gjatë, çdo gjë merr fund në këtë premierë. E vënë në skenë nga regjisori italian Saverio Kapoci operistët shqiptare do të interpretojnë në gjuhën italiane. Çdo gjë tjetër ka vulën shqiptare, kostumografia dhe skenografia. Sot 168 vjet pas La Scalës së Milanos, Norma zbret në skenën shqiptare pas bashkëpunimit miqësor të Institutit Italian të Kulturës dhe Drejtorisë së Teatrit të Operas dhe Baletit. Për Televizionin Klan, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela prononcohet:

Zana Çela: Opera normal lindi si përputhje objeksionesh midis drejtuesve të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Drejtores se Institutit Italian të Kulturës zonjes Lucia Cenerini. Nga njëra anë ne kishim shumë dëshirë që në këtë sezon të kishim një premierë, pra një opera të pashfaqur asnjëherë në skenën shqiptare. Nga ana tjetër dhe zonja Lucia dëshironte shumë që në këtë fundshekull projektin më të madh tja kushtonte Teatrit të Operas dhe Baletit. Vendosëm të dyja sëbashku dhe pikërisht me datë 30 Gusht nënshkruam kontratën që ky projekt bashkëpunimi të titullohej “Norma”. “Norma” kjo vepër grandioze e cila vlerësonte vlerat artistike të artistëve dhe të stafit teknik. Vështirësitë ishin të mëdha sepse sigurisht një vepër kaq e madhe mjafton të përmend 150 artistë që u ngjitën në skenë, një staf teknik prej 400 specialistësh që punon për realizimin, por ne punuam me ritmin e duhur sepse mbase të tërë i besuam sinjalit të përtëritjes dhe cilësisë që Norma e Belinit sinjifikon. Kjo opera vihet sot për herë të parë në skenë dhe do të ketë vetëm një shfaqje sonte njëkohësisht do të rivihet në Janar me tre shfaqje të tjera. Unë shpresoj shumë sonte në suksesin e operas dhe shpresoj që spektatori të marrë impresione të forta jo vetëm nga vokali, nga shoqërimi orkestral, por dhe nga kostumet, nga dekori. Të tëra këto janë organizuar dhe janë sjellë me idenë e regjisorit italian Saverio Kapoci. Ne synojmë që këtë opera së bashku me Institutin Italian të Kulturës ta shfaqim edhe në shtete të tjera kryesisht në Itali dhe në shumë shtete të tjera.

Por me gjithë vështirësitë që kishte kjo vepër arriti në skenën tonë./tvklan.al