Mbreti Charles i uroi gazetarit britanik Sir David Attenborough një ditëlindje të lumtur të 99-të. Ai u takua me Attenborough në premierën botërore të filmit dokumentar “Ocean with David Attenborough” që u mbajt në Sallën Mbretërore të Festivalit në Londër.

Attenborough, shoqërohej nga vajza e tij Susan dhe regjisorët e filmit Toby Nowlan, Colin Butfield dhe Keith Scholey.

Në veprën e tij të fundit Attenborough, puna e të cilit përfshin shtatë dekada, përshkruan sfidat me të cilat janë përballur detet gjatë jetës së tij, nga praktikat shkatërruese të peshkimit industrial deri te zbardhja masive e shkëmbinjve koralorë.

“Pas pothuajse 100 vitesh në planet, tani e kuptoj se vendi më i rëndësishëm në Tokë nuk është në tokë, por në det”, thotë ai në një trailer të filmit.

Në premierën në Londër, morën pjesë edhe të ftuar të tjerë, përfshirë ish-të dërguarin e SHBA-së për klimën, John Kerry, dhe aktoren e modelen Cara Delevingne.

Klan News