Rusia ka prodhuar vetëm 33 milionë doza të vaksinës anti-covid

Transformimi i një fabrike të vjetër të periudhës sovjetike në një vend prodhimi modern të vaksinave kundër Covid-19 ishte një detyrë e lehtë për Rusinë.

Por prodhimi i vetë vaksinës dhe gjetja e punonjësve të kualifikuar ishte një mision i vështirë për firmën bio farmaceutike R-Pharm dhe kompani të tjera për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Presidenti Vladimir Putin e quajti Rusinë një kampione në botë për prodhimin e vaksinës dhe njoftoi nënshkrimin e kontratave për 700 milionë doza. Por deri më tani vendi ka prodhuar vetëm 33 milionë vaksina dhe ka eksportuar vetëm 15 milionë prej tyre.

Prodhimi i Rusisë është shumë më i kufizuar se ai i Pfizer (PFE.N) apo AstraZeneca (AZN.L).

Deri tani ka rezultuar e është vështirë të prodhohet Sputnik V. Probleme edhe nga partnerët, siç është India, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që tani ndodhet në krizë të rëndë nga pandemia.

Ndërsa SHBA-ja dhe Bashkimi Europian janë fokusuar tek vaksinimi i popullsive të tyre, Rusia ka furnizuar me vaksina mbi 50 vende të botë. Vonesat që po shkakton tani Rusia i japin mundësinë ShBA-së dhe Kinës të hyjnë në lojë dhe të plotësojnë boshllëkun.

Fondi i Investimeve Direkti i Rusisë që financon prodhimin dhe eksportimin e Sputnik V thotë se prodhimi global po rritet ndjeshëm. Objektivi është prodhimi i mbi 800 milionë vaksinave gjatë vitit 2021. Fondi gjithashtu i qëndron premtimit për t’i dhënë BE-së 50 milionë doza.

Klan News