Premtimet kryesore të partive në Kosovë

Posta

Premtimet kryesore të partive në Kosovë

16:33 16/09/2019

Në fokus lufta kundër korrupsionit

Kandidatët për kryeministra po vazhdojnë me premtime para fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka premtuar se nëse ajo do të udhëheqë qeverinë, atëherë vetë do të udhëheqë edhe procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa presidenti do të ketë rol vetëm në nënshkrimin e marrëveshjes finale.

Osmani tha se nëse ajo e udhëheq qeverinë do të kërkojë hetim të secilit politikan për pasurinë që kanë.

Ajo gjithashtu ka thënë se që mbledhjen e parë të qeverisë do të rekomandojë shkarkimin e bordeve me performancë negative.

Derisa kandidati tjetër për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, premtim në këtë fushatë ka luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmin.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve nëpërmjet Facebook-ut në një lidhje të drejtpërdrejtë në Institutin Demokratik të Kosovës. Ai ka thënë se që në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e Podujevës, ku ka nderuar heronjtë e luftës.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar më i heshtur ndërsa ditë më parë, ai u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera që të përballen në një debat, për të treguar se cilat janë programet e tyre.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT