Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” se kur të vijë në pushtet do ta kufizojë mandatin e Kryeministrit në vetëm 2 të tillë. Këtë ai tha se do ta bëjë me ligj.

“Çfarë nuk arrin dot për 2 mandate nuk e arrin dot për një mandat të tretë dhe kjo më sjell pikërisht tek një nga propozimet që kam për institucionet. Kufizimi në 2 mandate i kryeministrit është zotimi im dhe unë këtë do ta bëj ligj, do ta bëj në Kushtetutë”.

E nëse parlamenti i ardhshëm nuk e pranon këtë propozim, atëherë Basha tha se do t’i drejtohet qytetarëve me referendum.

“Nëse parlamenti i ardhshëm nuk e pranon një propozim të tillë, që nuk kam arsye të besoj që nuk do ta pranojë, unë do t’i drejtohem qytetarëve me referendum dhe një nga normat do të jetë kufizimi i pushtetit. Pushteti absolut është një nga arsyet pse kemi ardhur këtu”.

Basha sqaroi se kjo do të kufizojë vetëm emrin e Kryeministrit dhe jo partinë./tvklan.al