Premtimi i Bashës për prodhuesit



Premtimi i Bashës për prodhuesit

13:31 13/02/2021

Ulje të barrës fiskale, por edhe reduktim të sigurimeve shoqërore

Reformim fiskal dhe taksë të sheshtë 9%, janë dy nga objektivat e demokratëve për biznesin.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në takimin me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë se nxitja e rritjes ekonomike do të bëhet dhe përmes uljes me 18% t kontributeve shoqërore.

Jorida Tabaku, një nga hartueset e programit ekonomik, ka shpejguar se dialogu me biznesin do të kalojë përmes një bordi të pavaruar nga qeveria dhe përgjegjshmërisë fiskale.

Kryedemokrati thotë se përmirësimi i klimës së biznesit do të bëhet dhe përmes reformimit të inspektoriateve të kontrolleve.

Klan News







Të ngjashme