Konkurrentet e reja të spektaklit Love Story në TV Klan, janë përshtatur tashmë me vajzat e tjera dhe madje kanë krijuar edhe miqësi me to.

Redona dhe Xhesi i janë rrëfyer njëra-tjetrës në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, ku kanë zbuluar pak më shumë rreth karakterit të tyre.

Madje Xhesi i ka premtuar Redonës që do ta çojë në Shkodër për të vizituar Kalanë e Rozafatit, teksa Redona do ta marrë Xhesin në Verona, tek Shtëpia e Zhulietës.

Xhesi: Cili është komenti më i çuditshëm që ke marrë?

Redona: Kam marrë komente që s’di të flas mirë gjuhën shqipe ose që jam e vogël për Saimirin. Kur i lexoj qesh.

Çfarë mendon për mua?

Xhesi: Kam gjithmonë një impakt të parë me njerëzit dhe zakonisht ky impakt më del edhe në fund. Ti që në fillim më ke rrezatuar sinqeritet, shumë pozitive .

Redona, ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Redona: Nuk kam tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie, as në shoqëri, biles më kanë tradhtuar. Nuk e kam pasur kurrë atë pjesën që të tallem me njerëzit, edhe pse me mua e kanë bërë. Unë mendoj që bëj mirë dhe zoti do të ta japë atë të mirën.

Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Xhesi: Mbaj mend që s’të hapa njëherë telefonin dhe u acarove aq shumë me mua. Ndoshta je pak impulsive. Atë ditë në fakt nuk po njihja numrin dhe nuk e hapja.

Do bëje kompromise me partnerin?

Redona: Kompromise po, por jo me forcë. Komunikimi për mua është shumë i rëndësishëm. Me marrëveshje.

A je ndjerë ndonjëherë e padobishme?

Xhesi: Unë jam një njeri që punoj shumë. Bëj edhe dy punë në ditë, mund të mjaftohesha edhe vetëm me një punë por e kam kërkuar gjithmonë një punë të dytë. Dhe kur më ka ndodhur që nuk kam qenë e punësuar, jam ndjerë e padobishme. Në përgjithësi  mundohem të jem e dobishme me njerëzit.

Meqë jemi tek puna, kush ka më shumë rëndësi për ty Redona, puna apo dashuria?

Redona: 50 me 50, karriera krijohet dhe nuk do të iki, kurse dashurinë një ditë e ke dhe ditën tjetër jo. Normalisht që kur rri me një person, duhet të gjesh edhe kohën për partnerin.

A beson në dashurinë e vërtetë?

Xhesi: E kamë thënë dhe stërthënë që unë jam një romantike e përjetshme. Besoj në dashuri dhe e kam parë. E kam parë tek nëna dhe gjyshi. Kur nëna ime ishte 15 vjeçe, gjyshi ishte 18, u dashuruan por familjet nuk ishin dakord dhe nëna ime iku nga shtëpia dhe mori gjyshin.

I kam parë të dashuruar deri në ditën e fundit të jetës, kur ata ishin pleq. E kam parë edhe tek prindërit e mi, i besoj, edhe dua ta gjej edhe për vete atë dashuri.

Redona: Cili është monumenti yt i preferuar në Shkodër?

Xhesi: Në Shkodër ka shumë pika të bukura. Në rast se do të veçoja ndonjë është kalaja e Rozafatit për shkak të legjendës.

Redona: Unë nuk kam qenë kurrë në Shkodër, por do më premtosh që do ikim bashkë ta vizitojmë.

Xhesi: I kam premtuar që do ta marr në Shkodër dhe Redona më ka premtuar që do shkojmë në Verona, tek shtëpia e Zhulietës.

Redona: Vetëm se me mua, jo me Saimirin./tvklan.al