Presidentja e KE Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp që u mbajt në Fushë-Krujë ka treguar dy plane mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e Shqipërisë, ku një ndër to është dhe ndërtimi i hekurudhës së Tiranës dhe Durrësit me Podgoricën.

“Qytetarët e Shqipërisë dhe në veçanti të rinjtë meritojnë një të ardhme më të gjelbër e më dixhitale. Ata kanë nevojë dhe meritojnë vende pune që janë të mirëpaguara, kështu që ky është plani ynë i investimeve dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Me pak fjalë në tryezë kemi vënë 9 miliardë Euro dhe e rëndësishme për ne dhe kjo funksionon në vetvete është që ju jeni ata që bëni propozimet për projekte cilësore solide dhe të forta në mënyrë që ne së bashku të arrijmë të sjellim dhe më shumë se 20 miliardë Euro të tjera në investime. Ky është objektivi ynë, e kemi filluar tashmë këtë gjë.

Kemi sjellë 500 mijë Euro dhe kam kënaqësinë të propozojmë edhe një shtesë prej 600 milion Eurosh, kështu që le të kemi sukses për këtë plan dhe sukses të përbashkët. Ne po punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe dëshiroj që po bashkëpunojmë si partnerë në Ballkanin Perëndimor duke identifikuar projektet më të mira, pra për të krijuar vende pune, për të lidhur rajonin. Për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e lidhjes së hekurudhës së Tiranës dhe Durrësit me Podgoricën si dhe do reabilitojmë dhe Fierzën”, është shprehur Ursula von der Leyen./tvklan.al