Në kuadër të operacionit policor të koduar “Streha” është vënë në pranga 43-vjeçarja, Elena Muhaxhiri, e cila ishte shpallur në kërkim pasi mashtronte njerëzit se mund të ju parashikonte të ardhmen.

Elena Muhaxhiri është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 2 vite burgim për veprën penale “mashtrimi” pasi ka përfituar shuma monetare dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm të cilëve ju premtonte se mund të ju parashikonte te ardhmen.

Operacioni policor për kapjen e 43-vjeçares u finalizua me kapjen dhe ndalimin e Muxhahirit në Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al