Qytetarët tregojnë interes për Pfizer dhe vaksinën kineze, jo për Sputnik

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë çdo ditë pret qytetarët për të marrë vaksinën kundër Covid-19. Një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për të marrë vaksinën. Brenda objektit gjthçka funksionon siç duhet dhe punëtorët sigurohen nëse personat janë njoftuar sipas planit.

Qytetarët mund të marrin katër llojet e vaksinave që këtu ofrohen nga ajo Pfizer, Spunjik V, vaksinat kineze dhe AstraZeneca nga Oxfordi. Vaksinimi masiv nuk pritet të ndërpritet dhe interesimi është i madh.  

“Deri tani komuna e Preshevës ka dhënë rreth 2300 doza, vaksinimi fillon nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes. Zakonisht rivaksinimi bëhet në orët e paradites kurse doza e parë apo vaksinimi nga ora 3 e pasdites deri në orën 8 të mbrëmjes,” tha Driton Salihu, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit. 

 Me gati rreth 10 për qind të vaksinuarëve, Presheva është duke shkuar drejt imunitetit kolektiv, ndonëse shifrat as këtu ende nuk janë të ulta dhe ka shumë pozitiv me virusin korona.  

Por, cila është zgjidhja e preferuar e preshevarëve për vaksinën? 

““Qytetarët e komunës së Preshevës më së shumti preferojnë Pfizer-BionTech dhe atë kineze”.

Në qytetin e Bujanocit janë vaksinuar me të dyja dozat 748 persona, kurse vetëm me njerën 1381 ose në total mbi 2100 persona. Serbia pret disa miliona doza të tjera deri në fund të vitit për të ndjekur ritmin e tanishëm kur për pak kohë janë vaksinuar gati 1.3 milionë njerëz.  

Klan News