Në emisionin më të ri në Tv Klan, “Aventurat e Alfios” nga shefi i mirënjohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, erdhi puntata e një tjetër aventure me të ftuarin e radhës. Kësaj here, destinacioni i zgjedhur nga Alfio ishte Shën Gjergji, vetëm një orë larg Tiranës, për të provuar një nga gatimet e veçanta të shefit, por i ndihmuar nga e ftuara e episodit.

Iva Tiço iu bashkua Alfios në aventurën e tij dhe gjatë rrugës për në Shën Gjergj të dy nisën një bisedë interesante. Iva tregoi edhe cili është ushqimi që ajo nuk e ha ose siç e tha ajo, “nuk e sheh dot me sy”, por edhe çfarë i pëlqen më shumë. Madje ushqimi që ajo pëlqen më shumë, është diçka që e kemi ngrënë të gjithë, që në fëmijëri.

Alfio Rrotani: Cili është ushqimi që ti nuk ha, e urren?

Iva Tiço: Preshi. Me shpirt e urrej. Por mund ta ha të bërë pispilit, në ndonjë salcë apo supë. Nuk ha atë gjellën e famshme shqiptare, me rrota preshi që skuqen dhe mish, edhe shumë nga këto gjellët, por preshin nuk e shoh dot me sy vetëm se më kujtohet kjo gjella.

Alfio Rrotani: Unë nga fëmijëria të gjitha gjërat që m’i jepnin mezor kur isha i vogël, sot i urrej me shpirt. Uroj mos të bjerë shi andej nga Shën Gjergji, kemi marrë edhe çadër me vete.

Iva Tiço: Shpresoj që jo, përndryshe do ta bëjmë piknikun në makinë, do hamë gjëra të gjalla. Shpresoj që ke bukë me vaj ulliri.

Alfio Rrotani: Kemi, kemi.

Iva Tiço: Kjo është një nga gjërat që kisha qejf edhe fëmijë dhe vazhdoj ta kem.

Alfio Rrotani: Sidomos me vajin që prodhojnë fermerët dhe buka me miell të fermentuar.

Iva Tiço: Mund ta ha pafund./tvklan.al