Shfaqet monodrama e protestës për prishjes së Teatrit Kombëtar

Tanimë që nuk ka mbetur asgjë nga godina e ish-Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta ka hapur dyert e Presidencës për aktorë, regjisorë dhe spektatorë.

Mbrëmjen e shkuar, në Presidencë u shfaq monodrama “Profeti i Kokoshkave”, e realizuar nga ana e regjisorit Edmond Budina. Meta tha se kjo ide lindi si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit.

Sipas Presidentit, “Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe “dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje evropiane”.

Meta premtoi që do t’i mbajë dyert e hapura në institucionin e Presidencës, që sipas tij, është kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

Magjia e teatrit, sipas Presidentit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent-diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë.

Klan Plus