Presidenca: Deklaratat e Ballës, të shëmtuara dhe të turpshme

Presidenca: Deklaratat e Ballës, të shëmtuara dhe të turpshme

15:20 20/11/2019

“Presion ndaj prokurorisë për të mos vepruar ndaj Dvoranit”

Deklaratat e kreut të deputetëve socialistë Taulant Balla, zëdhënësi i Presidentit i quajti të shëmtuara, të dënueshme dhe presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar nga Presidenti i Republikës ndaj Ardian Dvoranit.

Zëdhënësi i Presidentit thotë se Meta ka qenë shumë i qartë dhe ka paralajmëruar prerë se në të ardhmen nuk do të tolerojë më, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Në reagimin e zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi thuhet se për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është i prerë për të mbajtur larg duart nga Gjykata Kushtetuese.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi