Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka bërë thirrje që të hapen kutitë dhe të rinumërohen me transparencë votat.

Ai shkruan se shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet vota dhe vullneti që kanë shprehur përmes saj.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Blushi./tvklan.al