Presidenca i përgjigjet Pezës për raportin: I pavërtetë, vetëm binjakëzimi i Lazio me Peqinin

Presidenca i përgjigjet Pezës për raportin: I pavërtetë, vetëm binjakëzimi i Lazio me Peqinin

23:16 09/09/2019

Analisti Alfred Peza dhe Presidenti janë përplasur në distancë lidhur me diskutimet e bëra në emisionin “Opinion” në Tv Klan për informacionet e klasifikuara që kishte Ilir Meta për djegien e Kuvendit në protestën e opozitës më 8 Qershor.

Gjatë debatit në emision, Alfred Peza u shpreh se raporti konfidencial që pretendon se kishte marrë Presidenti, nuk ishte i vërtetë.

Pas kësaj deklarate, erdhi reagimi i zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, i cili ironizoi për premtimin e Alfred Pezës në vitin 2013 për binjakëzimin e ekipit të futbollit të Peqinit me skuadrën italiane të Lazios. Kujtojmë këtu se pas zgjedhjeve të vitit 2013, Alfred Peza fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS.

Reagimi i Presidencës: “I pavërtetë! Është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit”.

Por, analisti Peza sqaroi këtë premtim të tij për binjakëzimin mes Peqinit dhe Lazios të bërë në vitin 2013, si dhe i bëri një pyetje Presidentit Ilir Meta.

Alfred Peza:Është një premtim i bërë në vitin 2013 vetëm një muaj pasi unë isha në Itali dhe kam intervistuar në qendrën stërvitore të Lazio-s. Kapiteni i ekipit tonë kombëtar Lorik Cana dhe drejtori sportiv i Lazio, që është Igli Tare, është shqiptar dhe është mik jo vetëm i imi, por i shumë njerëzve të tjerë dhe kur kam qenë atje e kam diskutuar. Çfarë është binjakëzimi? Binjakëzimi është dhënie dhe marrje eksperience. Sa fshatra janë binjakëzuar në Shqipëri? Sa shkolla janë binjakëzuar në Shqipëri? A e dini ju që Kamza është binjakëzuar me Parisin? Kam një pyetje për Presidentin. Kur do ta mbani fjalën që do vrisni veten z.President”?

Kjo pyetje ironizuese e analistit Alfred Peza lidhet me një deklaratë të Presidentit Ilir Meta në muajin Mars 2019, kur tha se ishte i gatshëm të sakrifikohej njësoj si ish-Presidenti i Kilit në periudhën ’70-’73, Salvador Allende, kur ky i fundit vrau veten si një veprim ekstrem për të kundërshtuar instalimin në pushtet të juntës ushtarake. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT