Presidenca i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron



Presidenca i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

20:09 23/10/2020

Presidenca i është përgjigjur akuza të Edi Ramës, lidhur me dhënien e shtetësisë për futbollistin e Tiranën, Winnful Cobbina. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, në një reagim në mediat sociale shkruan se Rama, duke iu referuar me “Buburreci Trendi”, ka pranuar që është autori i sulmeve kundër ekipit të Tiranës.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.”, shkruan Blushi.

Më tej zëdhënësi i Presidentit shton se ora e përballjes po afron dhe futbollisti është i pastër dhe për këtë i bën sfidë Ramës që të pyes institucionet e sigurisë kombëtare.

“Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!”, përfundon reagimin Tedi Blushi./tvklan.al




Të ngjashme