Presidenti Ilir Meta paralajmëron dekrete të reja, të cilat do të shpartallojnë grushtin e shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale të zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi, thuhet se parlamentin do ta shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do të zbatojë vullnetin e tij.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”, shkruan Blushi.

Më herët gjatë kësaj të marte, Presidenti Meta takoi liderin e opozitës, Lulzim Basha. Meta e njohu kreun e demokratëve për skandalet antikushtetuese nga ana e mazhorancës dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti. Gjithashtu mësohet se Meta, i ka kërkuar liderit demokrat që të informojë edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare rreth këtyre shkeljeve. /tvklan.al