Shumica e akuzoi në parlament se është bërë pale me opozitën dhe po punon kundër interesave të Shqipërisë, por Presidenti nxori këshilltarin ligjor dhe zëdhënësin e tij për ta cilësuar qëndrimin e saj si retorikë që nuk i shërben situatës.

Dekreti për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve është i detyrueshëm për të gjitha institucionet, thonë ata, dhe KQZ duhet ta zbatojë.

Presidenti e cilëson si akt kushtetues të një natyre të veçantë dekretin e tij, që nuk mund të kategorizohet tek aktet administrative dhe si i tillë duhet të shqyrtohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese.

Konsultimet e ndërmarra një ditë më parë me partitë politike janë për të vendosur për një date të re për zgjedhjet lokale.

Por Kryeministri Rama i ktheu përgjigje pa vonesë Presidencës, gjatë një takimi elektoral në Prrenjas, duke përsëritur se s’do të ketë datë tjetër për zgjedhjet, veç 30 Qershorit.

Tv Klan