Institucioni i Presidencës ka publikuar listën me kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm.

1. Z. Alban Brati

2. Znj. Arta Vorpsi

3. Z. Avni Shehu

4. Znj. Elsa Toska

5. Znj. Fiona Papajorgji

6. Z. Ilir Mustafaj

7. Znj. Irena Reso

8. Znj. Kestrin Katro

9. Z. Klodian Rado

10. Z. Kostandin Kazanxhi

11. Znj. Marsida Xhaferllari

12. Znj. Mimoza Qinami

13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Gjykata Kushtetuese është në vakancë të plotë nga 25 Maji i vitit 2019.

Vitore Tusha edhe pse kaloi Komisionin e Pavararur të Kualifikimi i mbaroi mandati 9 vjeçar.

Kanë dhënë dorëheqjen, Sokol Berberi, Besnik Imeraj si dhe Vladimir Kristo 

Altina Xhoxhaj është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

Në 25 Prill të viti 2018 u shkarkua gjyqtari Fatos  Lulo.

Në 10 Maj të vitit  2018 gjyqtari Fatmir Hoxha shkarkohet nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.

Në 16 Maj të viti 2018 u shkarkua Gani Dizdari. Ai u penalizua  për dy nga shtyllat e Vettingut, pasuria dhe pastërtia e figurës.

Në 17 Dhjetor, Kolegji i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja.

/tvklan.al