“Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi”

Presidenca reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama se zgjedhjet më 25 Prill janë mes drejtësisë dhe Ilir Metës, sepse ky i fundi kërkon zhbërjen e Reformës në Drejtësi.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook thotë se Rama nuk e kapi dot me Kushtetutë drejtësinë e re, por me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë edhe sot. Blushi shkruan se Rama do të japë llogari para drejtësisë ndërkohë që i bën thirrje që të mos provokojë popullin.

Po ashtu ai shton se kreu i shtetit i qëndron besnik Reformës në Drejtësi të miratuar me 140 vota në Kuvend.

Postimi i plotë:

Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave. Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët. Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot. Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë. Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë. Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë. “Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme. Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë. Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!/tvklan.al