2015-04-10T22-38-57-833Z--1280x720.nbcnews-video-reststate-640Hillary Clinton pritet të bëjë zyrtarisht publike, ambicjen e saj për të qenë kandidate nga rradhët e demokratëve, në garën e vitit 2016 për Shtëpinë e Bardhë.

Është një vendim, për të cilin flitej prej kohësh dhe që gjithëkush e priste, përfshirë edhe presidentin Barak Obama.

Rivali i saj i dikurshëm në garën për kandidaturën demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, e konsideron Klintonin “një presidente të shkëlqyer”.

Barack Obama – President i SHBA: “Nëse vendos të marrë pjesë në garë dhe të bëjë publike ambicjen e saj, ajo do të ketë një mesazh të fortë për të përcjellë.”

Këtu Obama iu referua zgjedhjeve paraprake në rradhët e demokratëve, që do të përcaktojnë kandidaturën e tyre në presidencialet e 2016 – ës.

Presidenti amerikan zgjodhi samitin e Panamasë, ku hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet me Kubën për shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Klinton.

Duke vlerësuar punën e saj si sekretare shteti gjatë mandatit të tij të parë, Obama shprehu besimin se do të t’ia dalë mbanë në zgjedhje.

Por sa shanse ka ajo të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, këtë herë si presidente?

Reporteri i BBC për Amerikën e Veriut, Anthony Zurcher, në një analizë të tij, thotë se për Clintonin shanset janë të larta, por për demokratët nuk mund të jenë të tilla, veçanërisht pas rezultatit të dobët të tyre në zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial, ku rivalët republikanë morën shumicën në dy dhomat e Kongresit.

Tv Klan