Presidenti Bajram Begaj është pritur në një takim nga komuniteti shqiptar në Philadelpia të SHBA.

Në këtë takim, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare nder shekuj në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.

“Duke ardhur nga kaq larg, shumëkush do të mendonte se mund të ishim asimiluar, por jo, përkushtimi juaj, përkushtimi i prindërve të atyre fëmijëve që ne pamë sot bënë të mundur të vazhdojë shqiptaria, të jetë brez pas brezi. Shumë faleminderit që kontribuoni edhe për shtetin amë”, tha Begaj.

Presidenti vizitoi qendrën “Shtëpia e shqiptarit”, të ngritur nga shoqata “Bijtë e Shqipes”. Begaj, ndodhet në SHBA për marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dayton, e cila zhvillohet në datat 25 dhe 26 maj.

Tv Klan