Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët me Kosovën nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat greke. Në një shkrim të botuar nga ” Eleftheros Typos”, deklarata e kreut të qeverisë shqiptare cilësohet si ëndrra e tij, për një Shqipëri të Madhe.

“Duke shtuar polemikat në zonën e nxehtë të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye dje “ëndrrave” të Shqipërisë së Madhe. Këtë herë ai nuk foli për territore të tjera, por vetëm për Kosovën. Siç tha ai, Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një President të përbashkët, si një simbol i unitetit të tyre kombëtar dhe të politikës së përbashkët për sigurinë kombëtare”

, thuhet në shkrim.

E teksa pasqyron fjalën e Ramës në Kosovë, media greke, vetë Kosovën e cilëson “

provincë serbe”.

“Duke folur në takimin solemn të të ashtuquajturit Kuvend i Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë së provincës serbe, kryeministri shqiptar theksoi se “edhe pse Shqipëria dhe Kosova janë entitete të ndara administrative, ato janë pjesë e të njëjtit tregim historik, do të ketë një politikë të përbashkët të jashtme dhe jo vetëm misionet diplomatike”.

“Pasi foli për ëndrrat, që sipas tij mund të realizohen, Rama tha se Tirana dhe Prishtina “po punojnë për të krijuar një hapësirë të vetme doganore, tregtie dhe ekonomike”.

Gazeta greke thekson më tej se, edhe në të shkuarën, Rama është shprehur se nëse rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk bashkohet me BE, atëherë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të jetë alternativa për shqiptarët, që të jetojnë sëbashku.

“Teksa Rama shpalosi ​​ëndrrat e tij në Prishtinë, Lavrov i Moskës përsëriti se vendi i tij është “rezoluta e 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në vitin 1999, i cili njeh territorin autonom të Kosovës si pjesë të Serbisë”,

e mbyll shkrimin “Eleftheros Typos”

.//tvklan.al