Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se në të ardhmen mund të ketë një president të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën, kanë ngjallur edhe reagimin e Brukselit. E pyetur nëse këto fjalë i ngjanin një projekti për ngritjen e “Shqipërisë së Madhe”, zëdhënësja e Komisionit Europian Catherine Ray, u përgjigj se ato shkojnë kundër politikës që ka BE-ja në Ballkan.

“Deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese dhe të vijojë puna në kryerjen e reformave për avancimin drejt perspektivës europiane”.

Propozimi për një president mbarëkombëtar u ngrit nga Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në parlamentin e Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Tv Klan