Presidentët e Ballkanit Perëndimor takohen në Brdo, Slloveni



Presidentët e Ballkanit Perëndimor takohen në Brdo, Slloveni

13:16 17/05/2021

Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Presidentët e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni në Slloveni. Presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë janë organizatorët e këtij takimi.

Ndër temat kryesore që po të diskutohen në takimin rajonal në qytezën sllovene Brdo janë edhe  adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani i investime te BE-se per rajonin tone, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Presidenti slloven Pahor ka mbështetur hapjen sa me shpejt te negociatave me Tiranën dhe Shkupin si dhe zgjerimin e BE-së me të gjashte shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Pahor do të ishte “mirë” nëse vendet e Ballkanit Perëndimor bashkohen me BE pak a shumë në të njëjtën kohë, duke thënë se vetëm një qasje e tillë do të siguronte paqen dhe stabilitetin në rajon.

Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell do të presë të martën në Bruksel kryeministrat e rajoni në përpjekje për të nxitur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për një raund te ri të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet së shpejti.

Klan News










Të ngjashme