Presidentët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Paris

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Paris

16:18 12/11/2019

Thaçi: I gatshëm për t’iu rikthyer dialogut

Siç ishte planifikuar që vitin e kaluar, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç u takuan sërish, këtë herë me ndërmjetësimin e homologut të tyre francez Emmanuel Macron.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Paris, ku marrin pjesë në Forumin e Paqes së bashku me liderët e më shumë se 30 vendeve të botës. Çështja e dialogut me Serbinë ishte një nga temat kryesore të takimit, ku Presidenti Thaçi u shpreh i gatshëm për t’a vijuar atë, siç njoftoi në Facebook. 

“Në këtë takim rikonfirmova se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë”.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç përsëriti qëndrimin e tij se kthimi në tryezën e bisedimeve do të ndodhë vetëm kur tarifat doganore për mallrat serbe të vendosura nga qeveria Haradinaj të hiqen.

Dialogu Kosovë – Serbi i ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë europiane Federika Mogherini u pezullua Nëntorin e vitit të kaluar kur Ramush Haradinaj vendosi të taksojë me 100% të vlerës mallrat serbe që hynin në territorin e Kosovës. 

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi