Lajme Arkiva 2003

Alfred Moisiu: Shqipëria gjatë vitit 2003 ka njohur jo pak ndryshime. Janarin e kaluar nisëm udhën e bisedimeve për marrëveshjen e stabilizim asocimit në Bashkimin Evropian.  Në Mars u bashkuam pa hezitim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë. Ne dërguam atje në Irak 70 ushtarë të cilët me sjelljen shembullore dhe  me aftësinë e tyre profesionale u kthyen në ambasadorë të Shqipërisë në botë. Urimi ynë më i ngrohtë shkon te këta djem të mrekullueshëm dhe te kolegët e tyre në Afganistan dhe në Bosnje që edhe në këtë natë të ndërrimit të viteve janë në detyrë dhe në mbrojtje të paqes dhe të sigurisë në botë. Krahas arritjeve edhe këtë vit ndeshëm vështirësi dhe shfaqje që lidhen me mentalitete dhe gabime të së kaluarës. Politika në shumë raste akoma i mbetet borxh stabilitetit dhe zhvillimit, patëm disa probleme me zgjedhjet me zhvillimin e dialogut dhe me qeverisjen nga debatet nuk vjen asgjë e keqe, por debatet nuk mund të bëhen siç thotë populli si mulliri që bluan pa kokrra. Uroj që viti i ri të sjellë një frymë të re të qytetarëve dhe më demokratike. Viti do bazohet në njohjen e zbatimit të ligjit dhe të kushtetutës, uljen e toneve të politikës dhe ngritjen e  moralit të politikës dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve që na shqetësojnë të gjithëve. Shumë prej jush me të drejtë shpresojnë më shumë dhe presin vende pune, shanse për arsim, më shumë siguri dhe frymëzim me ujë dhe me drita. Ekonomia ka nevojë për nxitjen e biznesit kryesisht të vogël dhe riinvestime të huaja. Të flasim më pak për politik dhe të bëjmë sa më shumë punë për zgjidhjen e halleve të qytetarëve. Në jetë moment feste dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht  të gjithë shqiptarët në çdo rajon që ndodhen që 2004, qoftë një vit i mbarë në realizimin e ëndrrave dhe aspiratave të tyre. Urime në veçanti për qytetarët në emigracion. Ata kanë nevojë për dashurinë e familjeve dhe një kujdes më të madh nga atdheu i tyre. Urimet më të mira edhe për shtresat e rrezikuara sociale në shoqëri dhe sidomos për ish të ndjekurit politik. Urime të veçanta edhe për ata që sonte janë në detyrë dhe në shërbim ndaj qytetarëve dhe vendit. Duke pritur urime dhe duke i bashkuar në urime për të tjerët ne marrim forcë për përballimin e sfidave që kemi përpara, kultivojmë dashurinë, harmoninë dhe solidaritetin njerëzor. Krijojmë shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë. Edhe njëherë dëshiroj t’ju uroj gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri 2004./tvklan.al